Në seancën e drejtuar nga deputeti më i moshuar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari të shtunën janë betuar deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së nëntë.
Të pranishëm në seancën konstituive janë 119 deputetë.
Ndryshe, në këtë legjislaturë, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 deputëtë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5 deputetë, ndërsa Nisma Socialdemokrate 3 deputetë.








