Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Biden diskuton hapat e mëtejshëm lidhur me luftën ruse në Ukrainë

Biden diskuton hapat e mëtejshëm lidhur me luftën ruse në Ukrainë

Gjatë një videokonference me aleatët e tij, presidenti amerikan Joe Biden diskutoi hapat e mëtejshëm lidhur me luftën ruse në Ukrainë.

Gjithashtu, në konferencë morën pjesë vendet e tjera të G7, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti polak Andrzej Duda dhe presidenti rumun Klaus Iohannis.

Shtëpia e Bardhë tha se të pranishmit kishin diskutuar hapat e mëtejshme për të mbështetur Ukrainën dhe përpjekjet për ta vendosur Rusinë përpara përgjegjësisë lidhur me veprimet e saj ushtarake. /atsh