Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një ndër budallaçkat e Trump-it: “Shpresoj që të gjithë të mësoni arabisht”

Një ndër budallaçkat e Trump-it: “Shpresoj që të gjithë të mësoni arabisht”

Laura Loomer

Pasojat e një nervoziteti pas humbjes shpartalluese të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Dështimi zgjedhor i republikanëve ka shkaktuar një ortek të vërtetë pakënaqësie midis konservatorëve në Shtetet e Bashkuara, pasi zgjedhjet e mesit të mandatit u dhanë një goditje gati shpërfytyruese.

Mes valës së kritikave që përmbytën rrjetet sociale, spikati reagimi tronditës i një prej aktivistëve më radikalë të krahut të djathtë.

Laura Loomer, e njohur për pikëpamjet e saj ekstreme dhe afërsinë me Presidentin Donald Trump, doli në platformën X pasi u shpallën rezultatet e zgjedhjeve.

Në një mesazh të shkurtër, por provokues, ajo shkroi: “Shpresoj që të gjithë të mësoni arabisht.”

Edhe pse Loomer nuk dha detaje mbi deklaratën e saj, reagimi nuk i habiti ata që janë të njohur me skenën politike amerikane.

Kjo aktiviste ka mbrojtur publikisht pikëpamjet anti-islame për vite me radhë dhe ka promovuar vazhdimisht teori rreth rrezikut të supozuar të Islamit për shoqërinë amerikane, kështu që ky mesazh interpretohet si një vazhdim i retorikës së saj të zakonshme dhe një përpjekje për të larguar vëmendjen nga disfata e opsionit të saj politik. /tesheshi.com/