Biden emëron zëdhënësen e parë me ngjyrë të Shtëpisë së Bardhë

Karine Jean-Pierre

Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se Karine Jean-Pierre do të jetë kryezëdhënësja e parë me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jean-Pierre do të zëvendësojë zëdhënësen në largim Jen Psaki, e cila do të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 13 maj”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Karine Jean-Pierre ka qenë më parë zëvendëszëdhënëse.

“Karine jo vetëm që sjell përvojën, talentin dhe integritetin e nevojshëm për këtë punë të vështirë, por do të vazhdojë të udhëheqë rrugën në komunikimin e punës së administratës Biden-Harris në emër të popullit amerikan”, tha Biden.

Biden falënderoi zëdhënësen Jen Psaki, duke deklaruar se ajo “caktoi standardin për rivendosjen e mirësjelljes dhe respektit në sallën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë”.

Psaki ka qenë zëdhënësja kryesore e Shtëpisë së Bardhë për më shumë se një vit që kur Biden mori detyrën në 2021.

Sipas disa raporteve, Psaki pritet të marrë një rol në rrjetin televiziv MSNBC. /aa