Biden i thotë Netanyahut se pret deeskalim të situatës në Gaza sot

Joe Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se ai pret që Izraeli të deeskalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza sot, njoftoi Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mesazhi është përcjellë gjatë një telefonate dypalëshe midis liderëve, që është e katërta brenda një jave.

“Presidenti i përcolli kryeministrit se ai pret një deeskalim të rëndësishëm sot në rrugën e një armëpushimi”, u tha zëdhënësja Karine Jean-Pierre gazetarëve në Air Force One. /aa