Biden njofton sanksione ndaj dy institucioneve financiare ruse

“Kjo do të thotë se ne kemi ndërprerë qeverinë ruse nga financimi perëndimor. Ajo nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi dhe nuk mund të tregtojë borxhin e saj të ri as në tregjet tona apo në tregjet evropiane”, theksoi Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka njoftuar pjesën e parë të sanksioneve kundër Rusisë pasi Moska njohu dy rajonet e shkëputura në Ukrainën lindore dhe dërgoi trupa atje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne po zbatojmë sanksione të plota bllokuese ndaj dy institucioneve të mëdha financiare ruse, VEB-it dhe bankës së tyre ushtarake”, tha Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se sanksionet do të synojnë borxhin sovran rus.

“Kjo do të thotë se ne kemi ndërprerë qeverinë ruse nga financimi perëndimor. Ajo nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi dhe nuk mund të tregtojë borxhin e saj të ri as në tregjet tona apo në tregjet evropiane”, theksoi Biden.

Presidenti amerikan tha se duke filluar nga e mërkura Washingtoni do të vendosë sanksione ndaj elitave të Rusisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, si dhe paralajmëroi se Rusia do të paguajë një “çmim më të lartë” për agresionin e saj.

“Ata ndajnë përfitimet korruptive të politikave ruse dhe duhet të ndajnë edhe dhimbjen”, tha Biden. /aa