Biden takohet me përfaqësuesin e Papës në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden gjatë takimit të tij me përfaqësuesin e Papa Françeskut në Shtëpinë e Bardhë diskutoi për çështjen e “fëmijëve ukrainas të dëbuar nga vendi i tyre”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, Biden priti në Shtëpinë e Bardhë kardinalin Matteo Maria Zuppi, kryepeshkop i Bolonjës dhe president i Konferencës Episkopale Italiane.

Gjatë takimit, Biden shprehu urimet për udhëheqjen globale të Papa Françeskut dhe për misionin e tij të vazhdueshëm dhe përshëndeti emërimin e një kryepeshkopi amerikan si kardinal.

Palët diskutuan për ndihmën humanitare në kuadër të përpjekjeve të Vatikanit për të adresuar “ankesën në shkallë të gjerë të shkaktuar nga agresioni i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainë”.

Biden dhe Zuppi biseduan gjithashtu për mbështetjen aktive të Papatit për “riatdhesimin e fëmijëve ukrainas të dëbuar me forcë”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre njoftoi se kardinali Zuppi erdhi në Washington me kërkesë të Papa Françeskut.