Bie Blloku B2, rikthehen reduktimet

Dalja nga prodhimi i Bllokut B2 të Termocentralit “Kosova B” në KEK ka bërë që të aplikohen reduktime në disa pjesë të vendit.

“Nga mbrëmë, për shkak të nevojës së balancimit si dhe ruajtjes së sigurisë së sistemit si pasojë e mungesës së energjisë elektrike nga rënia e papritur e Bllokut B2 të Termocentralit ‘Kosova B’ KOSTT ka kërkuar nga KESCO që të aplikojë reduktime në furnizimin me energji elektrike. Kjo gjendje po vazhdon edhe sot”, ka njoftuar KESCO, shkruan Telegrafi.

Të gjitha palët relevante në sektorin e energjisë janë të angazhuar maksimalisht për ta tejkaluar këtë gjendje dhe kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët. “Kjo njësi, sipas paralajmërimeve pritet të kthehet në sistem sot pasdite”.