Bie sistemi i Doganës, mallrat mbesin pa u zhdoganuar

Sistemi i Doganës i quajtur ‘ASYCUDA’ që bënë zhdoganimin e mallrave ka rënë sot gjatë ditës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci për Indeksonline. Ai është shprehur se përgjegjësit e IT-së po mundohen ta rikthejnë sistemin.

“Po sistemi ka rënë. Sipas IT tonë që është duke punuar për rregullim. Deri tani 80% ka përfunduar dhe presim shpejt që të kryhet dhe të rikthehet sistemi” ka thënë Stavileci për Indeksonline.

Gjatë kësaj dite, kur sistemi ka rënë mallrat nuk janë zhdoganuar.