Bie vlera e Twitter pas lajmit se Elon Musk do të tërhiqej nga blerja

Musk u përgjigj ditën e Hënë me një teme duke u tallur me bordin drejtues të kompanisë në lidhje me marrëveshjen.

Aksionet e Twitter ranë mëngjesin e së Hënës pasi Elon Musk tha se po përpiqej të anulonte blerjen 44 miliardë dollarëshe të kompanisë.

Aksionet ranë me 9% ndërsa Tesla u rrit me 1%. Ditën e Premte avokati i Musk njoftoi bordin e Twitter se miliarderi dëshiron të anulojë marrëveshjen.

Sipas tij arsyeja është numri i llogarive të rreme dhe robotike dhe se Twitter nuk kishte qenë transparent në lidhje me aktivitetin dhe autenticitetin e audiencës.

Twitter nga ana tjetër thotë se i ka dhënë Musk informacionin që ka kërkonte duke pretenduar se llogaritë e rreme janë vetëm 5% e përdorues aktivë në ditë.

Kryetari i bordit drejtues të Twitter Bret Taylor tha se kompania tashmë do të ndiqte veprime ligjore pranë gjykatës së Delware për të detyruar mbylljen e marrëveshjes.

Musk u përgjigj ditën e Hënë me një teme duke u tallur me bordin drejtues të kompanisë në lidhje me marrëveshjen.

Ai është një prej përdoruesve më popullorë në platformë me mbi 100 milionë ndjekës. Median sociale ai e ka përdorur për çdo gjë nga komunikime të kompanisë tek deklarata e qëndrime të bujshme.

Ekspertët thonë se Musk po bën presion për largimin nga marrëveshja për të rinegociuar çmimin fillestar. /PCWorld Albanian