Faktori kryesor, ndriçimi natën dhe temperaturat më të larta
Bimët që rriten në qytet kanë stinë rritjeje më të gjatë. Tre javë më shumë, në krahasim me ato në fshatra. Rezultati vjen nga një studim i universitetit amerikan “Vanderbilt” i publikuar në revistën “Nature Cities”.
Shkaqet qëndrojnë pas ndriçimit publik, pasi në qytetet janë të pranishme shumë burime ndriçimi gjatë netëve, dhe prania e dritës artificial ndikon në ciklin jetësor të bimëve. Tjetër faktor është edhe ngrohtësia, që vjen nga shumë burime, që nga asfalti që përthith më shumë nxehtësinë, sistemet e ngrohjes publike në ndërtesa etj, ndryshe nga çfarë ndodh ne zonat rurale të gjelbëruara.
Matjet për këtë studim janë kryer në shume qytete, ku nder kryesoret janë New York, Paris, Toronto, Pekin, Roma, Milano.
Të dhënat satelitore kanë kryer matjet e ndryshimeve dhe kanë treguar se stina e rritjes zgjat 3 javë më shumë në krahasim me atë të të njëjtave bimë që gjenden në zonat rurale.
Drita artificiale bën që gjelbërimi ta nisë më herët stinën e rritjes dhe ta përfundojë më vonë. Gjatë studimit kanë dalë në pah edhe ndryshime mes kontinenteve, ku rezulton se Evropa është kontinenti më i ndriçuar, me më pak renditen Azia dhe Amerika e Veriut.








