Binance ndërpret transfertat në dollarë

CEO i Binance, Changpeng Zhao, i njohur edhe si CZ, tha në rrjetin social Twitter se vetëm 0.0.1 përqind e përdoruesve përdorin dollarin Amerikan për tregtim.

Binance, bursa më e madhe e kriptomonedhave, tha se do të ndërpriste përkohësisht transfertat në dollarë Amerikanë ditën e Mërkure.

“Vetëm një pjesë e vogël e përdoruesve tanë do të preken nga kjo dhe po punojmë për të rifilluar shërbimin sa më parë të jetë e mundur,” shkruante kompania në një cicërimë ditën e Hënë. “Metoda të tjera të blerjes dhe shitjes së kriptomonedhave mbeten të pandikuara.”

CEO i Binance, Changpeng Zhao, i njohur edhe si CZ, tha në rrjetin social Twitter se vetëm 0.01 përqind e përdoruesve përdorin dollarin Amerikan për tregtim.

Ndërprerja vjen në një moment të papërshtatshëm për kompanitë kripto, veçanërisht për bursa të centralizuara si Binance që në Nëntor për një moment konsideroi blerjen e rivalit FTX. Platforma, e cila u përfshi nga një krizë likuiditeti, më në fund aplikoi për faliment dhe tani është në qendër të një hetimi masiv federal për mashtrim.

Kolapsi i FTX turbulloi mbarë ekosistemin e aseteve dixhitale duke nxitur panik në mesin e investitorëve dhe shtyrë kompanitë e tjera në kriza likuiditeti.

Disa kompania, përfshirë Genesis, kanë shpallur falimentin. /PCWorld Albanian