Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit Bislimi dhe Franges kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për situatën në rajon.
Bislimi ka theksuar rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të qeverisë së re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Ai ka nënvizuar gjithashtu nevojën për votimin në Kuvend të marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë Planin e Rritjes me Bashkimin Evropian.
Në përfundim të takimit, Bislimi ka falënderuar Franges për bisedën dhe takimin, duke i uruar qëndrim të frytshëm në Kosovë.








