Bitcoin bie nën 40 mijë dollarë, niveli më i ulët që prej 4 Dhjetorit

Që prej muajit Gusht Bitcoin është rritur me 70 përqind kur një gjykatë federale detyroi SEC të rishikonte vendimin për të refuzuar aplikimin për ETF Bitcoin nga Grayscale Investment.

Bitcoin ra në nivelin më të ulët të shtatë javëve të fundit ditën e Hënë, nën 40 mijë dollarë, për herë të parë që prej lançimit të 11 ETF-ve Bitcoin.

Kriptomonedha më e madhe në botë ra me 3.9 përqind ditën e Marte në 39,938 dollarë, pika më e ulët që prej datës 4 Dhjetor. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore ra me 6.37 përqind në 2,328 dollarë.

Bitcoin u rrit me shpejtësi pas optimizmit të shkaktoi vendimi i Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA (SEC) për aprovimin e ETF-ve duke hapur kështu kriptomonedhën tek investitorë të rinj.

Që prej muajit Gusht Bitcoin është rritur me 70 përqind kur një gjykatë federale detyroi SEC të rishikonte vendimin për të refuzuar aplikimin për ETF Bitcoin nga Grayscale Investment.

Vrojtuesit e tregjeve thanë ditën e Hënë se kriptomonedha po kishte vështirësi të konkurronte me aksionet tradicionale, kryesisht të industrisë së teknologjisë dhe gjysmëpërçuesve.

CoinDesk raportoi ditën e Hënë se FTX, bursa e cila shpalli falimentin në 2022, ka shitur 22 milionë aksione me vlerë 1 miliardë dollarë në ETF.