Bitcoin, Ethereum rriten me 20% në një javë

Me një vlerë prej 1.15 trilionë dollarë mbrëmjen e së Dielës, vlera e përgjithshme e tregut aktualisht është 1.01 trilionë dollarë sipas CoinGecko.

Me Bitcoin dhe Ethereum të cilët janë rritur me 20 përqind gjatë javës së kaluar, vlera e përgjithshme e të gjitha aseteve edhe njëherë tjetër u ngjit mbi 1 trilionë dollarë.

Është hera parë që tregu i gjerë i kriptomonedhave është vlerësuar në këto nivele që nga fillimi i Nëntorit kur kolapsi i papritur i FTX dërgoi çmimet në spirale.

Me një vlerë prej 1.15 trilionë dollarë mbrëmjen e së Dielës, vlera e përgjithshme e tregut aktualisht është 1.01 trilionë dollarë sipas CoinGecko.

Pas këtij trendi rritjeje është çmimi Bitcoin që goditi vlerën më të lartë në dy muaj prej 21,446 dollarë mbrëmjen e së Dielës përpara se të kthehej në 20,873 gjatë ditës së sotme.

Kriptomonedha më e madhe në botë kishte një vlerë tregu 0.5% më të lartë në 24 orët e fundit dhe një rritje me 22.3% gjatë javës.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe për nga vlera e tregut, postoi rritje prej 20.7% gjatë javës. Aktualisht tregtohet me 1,548 dollarë sipas CoinGecko.

Monedha të tjera si Avalanche, NEAR, Aave, Polkadot kanë shënuar rritje ndërsa fituesin i madh është Solana me rritje dramatike prej 64%.

Me një vlerë tregu prej 400 milionë dollarë, Bitcoin dominon duke zënë 40% të tregut ndjekur nga Ethereum me 18.3%.

Çmimi i Bitcoin filloi të rritej javën e kaluar në pritje të raportit për Indeksin e Çmimeve Konsumatore të Rezervës Federale Amerikane duke treguar rënie të inflacionit.

Gjithashtu fuqia gërmuese e bitcoin u rrit me 10% në rekord të ri prej 37.59 T. /PCWorld Albanian