Blinken: Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO

US Secretary of State Antony Blinken (C) holds a joint press conference with Finnish Foreign Minister Pekka Haavisto (L) and Swedish Foreign Minister Tobias Billstrom (R) following meetings at the State Department in Washington, DC, December 8, 2022. (Photo by SAUL LOEB / AFP) (Photo by SAUL LOEB/AFP via Getty Images)

SHBA-ja pret që Suedia dhe Finlanda t’i bashkohen së shpejti NATO-s, pavarësisht rezistencës së Turqisë, deklaroi dje në mbrëmje sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

“Të dy vendet kanë ndërmarrë veprime konkrete dhe domethënëse për të përmbushur angazhimet e tyre, duke përfshirë ato që lidhen me shqetësimet e sigurisë nga ana e aleatit tonë, Turqisë”, tha Blinken pas një takimi dje me ministrat e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Suedisë, Pekka Haavisto dhe Tobias Billström, në Uashington.

“Unë pres që të dy vendet të bëhen së shpejti, zyrtarisht anëtare te NATO-s”, shtoi ai.

Më herët, ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen tha se Finlanda po shqyrton kërkesën per eksportet e armëve në Turqi, gjatë bisedimeve me homologun e tij turk, Hulusi Akar, në Ankara.

“Finlanda mund të shqyrtojë kërkesën për eksportin e disa armëve, në Turqi, në të ardhmen e afërt. Megjithatë, armët nuk do të dorëzohen pa kontrolle të kujdesshme”, tha Kaikkonen.

Turqia është një nga dy anëtarët e NATO-s që ka bllokuar procesin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancë, duke përmendur mbështetjen e tyre të supozuar për grupet që Ankaraja i klasifikon si terroriste.

Ankaraja kërkon që Stokholmi dhe Helsinki të pengojnë aktivitetet e dyshuara terroriste në territorin e tyre dhe të heqin të ashtuquajturën embargo të armëve, ndër të tjera. /atsh