Blogeri shndërron një autobus të vjetër shkolle në një shtëpi luksoze

YouTuberi i njohur si Presidenti Chay ka publikuar në kanalin e tij një video mjaft interesante.

Ai së bashku me vëllain dhe babanë e tyre arritën të transformojnë një autobus të vjetër shkolle në një RV mjaft luksoz si pjesë e një projekti ambicioz të “bëje vet”, transmeton Telegrafi.

Chay bleu autobusin Ford të vitit 1991 nga një koleksionit që tregton në Facebook Marketplace dhe në të vërtetë nuk dukej në gjendje aq të mirë.

Sipas blogerit, motori dhe transmisioni në autobus ishin në gjendje të mirë. Por sipas asaj që shihet në video, brendësia ishte në gjendje të mjerueshme.

Ata përveshën mëngët dhe filluan ta pastronin mirë brenda, për të nisur më pas edhe me rinovimin e autobusit.

Në videon 20 minutëshe dokumentohet e gjithë puna e transformimit të këtij autobusi.

Si përfundim ata arritën që ta shndërronin atë një shtëpi super luksoze.