Bluesky ndryshon logon dhe hap postimet edhe për ata që nuk kanë një llogari

Ndërfaqja e re publike në ueb, që kompania e paralajmëroi muajin e kaluar, do ti bëjë postimet e Bluesky të aksessueshme për një audiencë më të madhe.

Bluesky, rrjeti social i decentralizuar i cili mund të përdoret vetëm përmes një ftese, gradualisht po hedh hapa drejt hapjes së plotë për publikun.

CEO Jay Graber njoftoi kësaj jave se postimet e Bluesky tashmë mund të shikohen edhe nga persona të cilët nuk janë të kyçur në rrjetin social.

Kjo do të thotë se postimet e Bluesky mund të ndahen me të tjerët edhe pa një llogari në rrjetin social.

Aktualisht platforma numëron 2.6 milionë përdorues, një shifër e ulët por e justifikuar duke qenë se regjistrimi publik në Bluesky nuk është ende i disponueshëm.

Ndërfaqja e re publike në ueb, që kompania e paralajmëroi muajin e kaluar, do ti bëjë postimet e Bluesky të aksessueshme për një audiencë më të madhe.

Si pjesë e ndryshimit Bluesky ka adoptuar një logo të re në formën e një fluture ngjyrë blu.