Bluesky, një alternativë e decentralizuar e X, tashmë ofron mbështetje për videot. Platforma njoftoi ditën e Mërkure se përdoruesit mund të postojnë video deri në 60 sekondëshe në sajtin e saj desktop dhe aplikacionin mobil. Videot do të luhen automatikisht vetë, por Bluesky thotë se mund ta çaktivizoni këtë veçori në menunë Settings. Gjithashtu mund të shtoni titra dhe të aplikoni etiketa për materialet me përmbajtje për të rritur. Megjithatë ekzistojnë disa kufizime për videot në Bluesky ndërsa kompania lejon vetëm 25 ngarkime ose 10GB video në ditë. Për të mbrojtur platformën nga përmbajtjet e dëmshme apo spam-i, përdoruesve do tu kërkohet të verifikojnë adresat e tyre të e-mail-it përpara se të postojnë video. Gjithashtu nëse një përdorues përsëritet vazhdimisht shkelje të udhëzimeve të platformës, do ti bllokohet mundësia për të postuar. Opsioni është i disponueshëm nga ky moment në desktop si dhe në versionin 1.91 të platformës. Ai do të bëhet gradualisht i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Ndërsa shumica u zhgënjyen nga vendim, Google tha sot se do të bashkëpunojë me Internet Archive për të sjellë një funksionalitet të ngjashëm.

Në fillim të vitit Google i dha lamtumirën funksionalitetit të uebfaqeve të memorizuara duke thënë se nuk ka më nevojë për të.

Ndërsa shumica u zhgënjyen nga vendim, Google tha sot se do të bashkëpunojë me Internet Archive për të sjellë një funksionalitet të ngjashëm.

Falë Wayback Machine të Internet Archive, tashmë mund të shikoni uebfaqet e arkivuara me lehtësi. Duke klikuar në ikonën me tre pika që shfaqet ngjitur me çdo rezultat kërkimi, mund të fitoni qasje në faqet e memorizuara.

Më pas kërkoni për panelin “About this Result” dhe klikoni “More About This Page.” Kështu do të dërgoheni tek Wayback Machine ku çdo kush mund të shohë një kopje të faqes në një periudhë kohore të caktuar.

Drejtori i Wayback machine Mark Graham tha se disa faqe nuk do të jenë të disponueshme për shkak se mbajtësit e të drejtave të autorit kanë vendosur që të mos arkivohen.