Dhe e dini pse e përdhuron të menduarit e vet si një Epstain?
Ben Blushi është shfaqur sërish rëndë si pasojë e një sëmundjeje nga e cila nuk po gjen derman: ateizimi.
Me cinizmin e tij karakteristik, paturpshëm për gjepurat që thotë, nën një vetëbindje deri qesharake se po thotë gjëra vërtet të mençura, ai deklaroi së fundi se mes xhamisë dhe Big Brother-it, për fëmijën e tij do zgjidhte të dytën((!!!).
Dhe e dini pse(siç pyet zakonisht retorikisht)? Se Big Brother ofron liri(!!!), paçka si një liri për mbrashti morale mbi jo lirinë për të qenë pusht, pis, legen njeri, imoral e amoral, siç ta dikton xhamia, feja pra, besimi, Islami.
Mirëpo Blushi nuk ia fal botueses së tij lirinë e zgjedhjes se si do ta menaxhojë shitjen e librit “Jam mysliman”, për të cilën ai pretendon se ajo e ka vjedhur. Hë?!
Kështu, ky ateist i thekur, urryes i çdo morali që buron nga besimi, i çdo njeriu që njeh Zotin e tij dhe i bindet Atij, vijon të shpalosë absurdet e tij mbi çdo lloj talenti që i ka dhënë Zoti, duke zgjedhur të jetë një lloj Epsteni që përdhnuron çmendurisht me atë që i është si mundësi: fjalën. Më s’pari dhe më kryesore, të menduarit e tij. /tesheshi






