BMW 5-Series i gjeneratës së tetë ka fituar një avantazh në tregun europian të sedanëve premium në fillim të vitit 2025.
Kjo për faktin se, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, midis janarit dhe prillit, BMW shiti 20,402 njësi në Europë.
Me këtë thuhet se ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme prej 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Mercedes-Benz E-Class, edhe pse shënoi një rritje solide prej 19% me 15,811 njësi të shitura, mbetet pas BMW-së.
Audi A6 dhe S6 së bashku arritën 13,774 shitje, me një rritje prej 10% nga viti në vit, por gjithashtu nuk arrijnë të rivalizojnë me BMW-në.








