Mësohet se BMW iX supozohet të jetë makina e parë nga prodhuesi bavarez i makinave, e aftë të parkohet dhe të ngasë vetveten në kushte të ndryshme.
Kohët e fundit, BMW demonstroi në Motor Show në Mynih se çfarë mund të bëjë një SUV krejtësisht elektrik kur lihet në duart e veta në një zonë parkimi.
Videoja tregon se si një BMW iX ecën nëpër një parking, parkohet vetë dhe madje shkon në lavazh. Shoferi del nga iX dhe “udhëzon” makinën nëpërmjet një aplikacioni. Ky është vetëm një demonstrim dhe veprimet bëhen me ndihmën e një numri sensorësh, të pozicionuar përgjatë rrugës që mbulon BMW iX.
Megjithëse kjo teknologji është ndoshta shumë larg për t’u zbatuar në botën reale, është interesante të shihet se ku e vendosin prodhuesit e automobilave fokusin në teknologjinë e automatizuar të drejtimit.