Bombardimet ajrore Izraelite në Gaza në rritje

Në Gaza, intensiteti i bombardimeve ajrore izraelite po rritet vazhdimisht, sipas korrespondentes së Al Jazeera, Youmna ElSayed.

Objektet e banimit janë vënë në shënjestër, duke rezultuar në viktima të shumta, siç raportohet nga burime lokale dhe dëshmitarë okularë.

Situata është veçanërisht e rëndë sepse Gaza ka qenë nën një bllokadë izraelite për 17 vjet, duke i lënë banorët e saj pa rrugë shpëtimi apo strehimore gjatë kohëve të përshkallëzimit. /mesazhi