Borë dhe temperatura të ulëta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende–vende me reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius. Kjo gjendje synoptike është pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat do ta mbajnë këtë gjendje termike me vlera negative gjatë gjithë ditës. Shtypja atmosferike ka shënuar rënie të lehta.Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-13 m/s.