Borussia Dortmund fiton derbin ndaj Schalkes

Borussia Dortmund ka fituar ndaj Schalkes me rezultat 1-0 në kuadër të javës së shtatë në Bunedsliga.

Pjesa e parë nuk kishte diçka të madhe nga loja, ndërsa Marco Reus lëshoi fushën pas një lëndimi të madh në këmbë.

Goli i fitores erdhi në minutën e 79-të, kur Marius Wolf gjeti më së miri Youssoufa Moukokon i cili shënoi për 1-0.

Dortmund kishte edhe raste të tjera të shënonte por nuk ia arriti.

Më këtë fitore milionerët kalojnë në pozitën e parë me 15 pikë.