Borussia Dortmund fiton ndaj Sttutgart, afrohet ndaj lider me vetëm një pikë

Borussia Dortmund ka arritur të shënojë fitore ndaj Stuttgart me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 12-të të Bundesligas.

Pjesa e parë nuk solli shumë rase, ku vetëm dy prej tyre mund të veçohen.

Donyell Malen i Dortmund provoi i pari në minutën e 12-të, ndërsa mysafirët kishin rast me Tanguy Coulibaly, por asnjëri nuk ishte i saktë.

Pjesa e dytë kishte më shumë ritëm dhe raste, ku për rrjedhojë erdhën edhe golat.

Dortmund shënoi në minutën e 56-të me Donyell Malen, i cili gjeti rrjetën me një minutën e 56-të.

Por pas vetëm shtatë minutash mysafirët arritën të barazonin. Roberto Massimo shënoi për 1-1.

Pas barazimit milionerët tentuan të barazonin rezultatin, duke renditur rastet, por Manuel Akanji qëlloi shtyllën, Jude Bellingham dhe Malen nuk ishin të saktë.

Aksionet e mira dhe sulmet ia shpërblyen Dortmundit në minutën e 85-të, kur Marco Reus shënoi për 2-1.

Me këtë fitore Dortmun mbetet në vendin e dytë, por me vetëm një pikë më pak se Bayern Munich.