Bosnje, 10 vjet burg për kosovaren që mbyti të miturin serb

Gjykata në Sarajevë ka dënuar me 10 vite burgim shqiptaren nga Kosova, Elfete Veseli, për vrasjen e një 12 vjeçari serb, Sllobodan Stojanoviq, në luftën e Bosnje Hercegovinës gjatë viteve 1992-1995.

Ajo ishte pjesë e Armatës së Bosnje Hercegovinës, gjatë luftës së fundit atje.

Ky krim është kryer në fshatin Zvornik, në vitin 1992, shkruan Blic.rs përcjellë Klan Kosova.

Elfete Veseli ka lindur në Kosovë, por në kohën e fillimit të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë ishte duke jetuar atje.

E dënuara është arrestuar në Zvicër në vitin 2016, por është ekstraduar një vit më vonë në Bosnje, saktësisht më 24 mars 2017.