Mediat raportojnë se Netanyahu u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve t’i bashkohen luftës së tij kundër Iranit!?
Ndërkohë, ai nuk tregon me lejen e kujt e filloi këtë luftë, kush ia lejoi atij gjenocidin në Gaza dhe pse ua përgjaku myslimanëve të Lindjes së Mesme muajin e shenjtë të Ramazanit?
Mbetet të shpresojmë se bota e ka kuptuar se regjimi i sotëm i Izraelit dëshiron ta shohë tërë botën në flakë dhe të përgjakur.
Andaj, dikush duhet t’ia “lidhë” duart këtij regjimi gjenocidial izraelit, para se ai të nisë t’i vetëgranatojë qytetet e Evropës dhe vendet e shenjta në Jerusalem – si për shembull xhaminë Al-Aksa – vetëm për ta dëshmuar destruktivitetin e ajatollave!?
Ndërkohë kjo botë duhet ta kuptojë se është duke e jetuar mallkimin e gjakut të fëmijëve myslimanë që i vrau regjimi izraelit përderisa ajo shtirej se nuk shihte gjë.
Nga Kim Mehmeti







