Ballina Lajmet Brazil, arrin në 121 numri i të vdekurve nga shembja e digës

Brazil, arrin në 121 numri i të vdekurve nga shembja e digës

Ka arritur në 121 numri i të vdekurve si pasojë e shembjes së një dige në një minierë hekuri në jugperëndim të Brazilit, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas lajmet në shtypin latino-amerikan, thuhet se numri i të vdekurve si pasojë e shembjes së digës në minierën e hekurit në qytetin Brumadinho të shtetit Minas Gerais, është rritur në 121 persona, ndërsa vazhdojnë punimet për kërkimin e 226 personave të zhdukur. Deri më tani është konfirmuar identiteti i 93 personave. Në kuadër të hetimit të nisur nga prokuroria pas protestave të të afërmve të personave që kanë humbur jetën në fatkeqësi, janë arrestuar 5 inxhinierë, 3 prej të cilëve nga kompania e minierave Vale SA si dhe 2 punonjës të kompanisë së inspektimit. Pas fatkeqësisë qeveria braziliane kishte kërkuar që të gjitha digat në vend të inspektohen. Si pasojë e shembjes së digës rreth 3 mijë persona ishin evakuuar nga qyteti Brumadinho. Një tjetër digë e mbeturinave të minierës e menaxhuar nga Vale dhe BHP Billiton e Australisë u shemb në vitin 2015, duke shkaktuar 19 persona të vdekur dhe duke lënë qindra të pastrehë në qytetin Mariana në shtetin Minas Gerais.