Brazil, rritet në 65 numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut – VIDEO

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur në shtetin brazilian të Sao Paulos që nga 18 shkurti është rritur në 65, transmeton Anadolu.

Bilanci i fundit i viktimave u njoftua në një deklaratë nga autoritetet shtetërore të Sao Paulos, ku thuhet se në këtë rajon tashmë kanë përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit dhe po vijojnë punimet për vlerësimin e dëmeve.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva vizitoi zonën e fatkeqësisë më 21 shkurt dhe bëri një vëzhgim ajror me helikopter.

Siç është njoftuar më herët, më shumë se 2.000 njerëz kanë mbetur të pastrehë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, ndërsa 3.000 njerëz janë evakuuar nga zona e fatkeqësisë.