Brazil, shkon mbi 600 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Ka shkuar më shumë se 600 mijë, numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Brazil, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 615 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 600.425.

Numri i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në 21.550.730 me 18.172 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit ndërkohë numri i të shëruarve është rritur në 20.665.273.

Vendi i Amerikës Jugore, Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19. /aa