Një djalë palestinez është vrarë nga forcat izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor.
“Mohammed Shehade, 14-vjeç, u qëllua për vdekje nga forcat okupuese izraelite në qytetin Al-Heder, në jug të Betlehemit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Ministria e Jashtme palestineze dënoi Izraelin për vdekjen e Mohammedit.
Ministria tha se krimi ishte një pjesë integrale e serisë së përditshme të vrasjeve të palestinezëve me miratimin dhe patronazhin e nivelit politik izraelit.
Vrasja e Mohammed Shehade tregoi “nivelin e kolapsit moral në ushtrinë okupuese izraelite”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se qeveria izraelite, e kryesuar tërësisht nga Naftali Bennett, është përgjegjëse për këtë krim.
Kryeministri palestinez Mohammed Istiyye gjithashtu bëri një deklaratë për këtë çështje.
“Fëmija martir, Mohammed Shehade, është një viktimë e re e terrorizmit sistematik shtetëror”, tha ai.
Në një mesazh ngushëllimi, Ministria Palestineze e Arsimit tha se Shehade ishte një nxënës i klasës së 7-të.
Ndërkohë, forcat izraelite kanë arrestuar 23 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ushtria izraelite bastisi shtëpitë palestineze në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor gjatë natës, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve “WAFA”.
Njëzet e tre persona u arrestuan në bastisjet që mbuluan qytetet palestineze Al-Halil, Selfi, Nablus, Fetus dhe Ramallah, thuhet në raport. /trt








