Brenda pesë dite 62 persona humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë

Vetëm brenda pesë dite (e shtunë-e mërkurë) në Kosovë shkak i infektimit me SARS CoV2 kanë vdekur 62 persona. E që në total prej kur edhe Kosova u prekë nga ky virus, numri i të vdekurve nga COVID-19 në vend ka shkuar në 860.

Të dhëna këto që publikohen çdo 24 orë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës IKSHPK.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së shtunën në vend janë shënuar 11 raste të vdekjes, të dielën 13 raste, të hënën 11 raste, ndërsa të martën shkak i COVID-19 u raportua për vdekjen e 16 personave. Kurse të mërkurën kanë vdekur 11 persona.

Ndërkohë që brenda pesë ditë janë shënuar 3 mijë e 364 raste të reja pozitive me COVID-19.

Pra, të shtunën IKSHPK ka raportuar për 765 raste të reja me COVID-19, të dielën për 501 raste, të hënën u shënuan 688 raste, të martën 690 kurse të mërkurën në vend janë shënuar 70 raste të reja me COVID-19.

Kurse numri total i rasteve pozitive që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para është 31.215 raste nga 123.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.