Britani, rrihet për vdekje studentja egjiptiane

Detektivët po hetojnë vrasjen e një studentje 18 vjeçare, e quajtur Mariam Moustafa. Ajo u rrah dhe u la në koma pas një sulmi në rrugë rreth orës 20:00 më 20 shkurt, dhe u shpall e vdekur gati një muaj më pas.

Adoleshentja me prejardhje egjiptiane u godit disa herë gjatë një konfrontimi me një grup grash në Parlament Street, Nottingham, përpara se të dërgohej në Qendrën Mjekësore të Mbretëreshës në qytet.

Ajo u transferua pastaj në Spitalin e Qytetit të Nottingham, por vdiq të mërkurën. Policia e Nottinghamshire ka thënë se janë të vetëdijshëm për postimet e mediave sociale ku thuhet se sulmi ishte i motivuar nga urrejtja, por se hetimet ende nuk e kanë dhënë fjalën e fundit.

Familja e Mariam ka dalur me deklarata në media ku ka rrëfyer dëshmitë tronditëse të vrasjes së vajzës së tyre, ndërsa zyrtarët kanë thënë se vdekja e saj ende nuk po konsiderohet si “me motive raciste” /MESAZHI/