Broja e Kameri marrin nga një pikë

Armando Broja dhe Dijon Kameri kanë marrë nga një pikë të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve me Chelsean, respektivisht Salzburgun.

Chelsea dhe Salzburgu u ndanë baras në ndeshjen e dytë të grupit E, 1:1.

Raheem Sterling shënoi për Chelsean në minutën e 48-të me gjuajtje të saktë, ndërsa Noah Okafor i barazoi shifrat në minutën e 75-të.

Broja u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të te Chelsea, ndërsa Kameri hyri në lojë katër minuta më vonë për Salzburgun.

Ishte edhe ndeshje debutuese për trajnerin e ri të londinezëve, Graham Potter.

Chelsea në Grupin E është i fundit me një pikë, ndërsa Sazlburgu i treti në grup, ka dy pikë.