Broja fantastik, debuton me gol te Southamptoni

Armando Broja e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Southamptoni.

Broja arriti të realizojë vetën pas nëntë minutash lojë në ndeshjen që është duke u zhvilluar mes Southampotni dhe Newport në kuadër të raundit 1/32 të Kupës së Ligës së Anglisë.

Armando është huazuar para disa javësh te Southamptoni nga ekipi i Chelseas.

Është kjo ndeshja e parë e sulmuesit shqiptar me ekipin e ri dhe ai menjëherë ka treguar aftësitë e tij prej një golashënuesi.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë bënë pjesë në planet e “The Blues” të cilët i kanë rinovuar kontratën fillimisht, dhe e kanë huazuar që të ketë më shumë minutazh te Southamptoni.