Broja huazohet tek Southampton

Armando Broja është transferuar tek Southamptoni në formë huazimi.

Sulmuesi i Chelseat dhe Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja do ta vazhdojë karrierën si lojtari  Southamptonit për seoznin 2021/22, transmeton lajmi.net.

Broja vie tek Southampton pasi shkëlqeu për dy sezone në Holandë, tek Vitesse.

Broja është transferimi i dytë nga Cheslea në “St Mary Stadium” pas Tino Livramento.

“Ndihem shumë i lumtur dhe jam vërtet i ngazëllyer që jam bashkuar me Southamptonin, ishte një mundësi fantastike për mua”, tha Broja.