Brukseli sot diskuton për taksën 100 për qind

Sot në Bruksel pritet të diskutohet për Kosovën.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të Kosovës, sot do të mbajnë mbledhjen e tretë të Këshillit për Stabilizim Asociim në Bruksel, shkruan lajmi.net.

Përfaqësuesit e Bashkimi Evropian, të udhëhequr nga shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn, do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor me delegacionin e Kosovës, të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë nga ana e Kosovës si dhe për marrëdhëniet Kosovë-BE.Pas kësaj mbledhje është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.

Para takimit, përfaqësuesja e partë e BE-së Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn i kanë dërguan një letër kryeministrit Haradinajt, duke shpjeguar qëndrimin e BE-së rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe duke përsëritur thirrjen për heqjen e tyre.

Edhe pse kjo letër nuk është bërë publike nga Qeveria e Kosovës, në media u raportua se vet Mogherini i ka dhënë një mundësi Kosovës në këmbim të heqjes së taksës doganore.Lexo edhe:Sipas kësaj letre, Mogherini i ka mundësuar Kosovës që në CEFTA të paraqitet si Kosovo* dhe jo përmes UNMIK-ut, mirëpo një gjë e tillë është kundërshtuar nga zyrtarë të qeverisë së Kosovës.