Bruna Tafili fiton garën automobilistike në Slalom

Konsiderohej sport për femra, e për shumë shqiptare deri vonë ka qenë gjë e veshtirë për t’u pranuar. Të mos flasim për pjesëmarrjen e femrave në gara me vetura.

Kjo deri vonë është parë si tabu. Por tash jo më.

E gjitha kjo falë angazhimit dhe insistimit të Federatës së Auto Sporteve të Kosovës.

E pazakonte eshte te shohesh garuese femra e aq me e pazakonte eshte te shohesh garuese me mbulese.
Por kurorezimin e kesaj fitoreje e sheh kur 2 me te mirat e Kosoves jane me mbulesa.

Behet fjale per Blerta Bytyqin nga Prizreni, fituese e çmimit te pare te kategorise se 3 dhe me e shpejte nga me shume se 50 garuese dhe Bruna Tafili nga Kaçaniku, fituese e çmimit te pare te kategorise 4.

Ne nje prononcim pas marrjes se çmimit në garën e parë Slalom për iti 2020 që u mbajt më 12 korrik, Tafili nder te tjera tha se gjate vitit 2020 pret me shume mundesi per femrat ne pergjithesi e ne vecanti per femrat me mbulese qe duan të ndjehen pjesë e barabartë e shoqërisë.

“Sot u mbajt gara e parë Slalom për vitin 2020. Gara u mbajt në qytetin e Shtimes. E lumtur që edhe këtë vit po kryesoj, në vendin 1, në kategorinë e 4 (veturat mbi 2000cc)”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Gara e ardhshme do të mbahet në qytetin e Ferizajit, më 16 gusht 2020.