Budallakitë bigbrotheriane dhe tiktokiane

Bajram Ramadani

Nuk kanë të rreshtur lajmet e kronikës së zezë në media, në shoqërinë shqiptare.
Kur them kronikës së zezë nuk e kam fjalën vetëm për vrasjet e përditshnme, por edhe për vrasje të tjera.
Kjo po ndodhë, kur shoqëria jonë pavarësisht moshe apo gjinie është sulur tmerrësisht në ndjekjen e pakompromis të budallakive televizive, ose të rrjeteve sociale, të cilat i kam quajtur budallaki bigbrotheriane ose ato tiktokiane.
Sidomos në këto programe apo platforma, po promovohen budallakitë e diletantëve, njerëzve pa asnjë vlerë njerëzore, kombëtare apo fetare, e që për fatin keq tonin, të njëjtit po quhen “yje”.
Të tillët gjithçka mundë të jenë përpos yje, por efekti mediatik i kohës, kastat kapitaliste milionerësh, kan vendosur që mos ta ken aspak brengë çështjen e kombit apo të gjeneratave të reja, për të ardhmen e tyre, por vetëm e vetëm për të i shtuar milionat e tyre, ata s kan të ndalur duke i shitur popullit budallaki të vazhdueshme, e që blerësit sa vijnë e shtohen, mjerisht.
Fëmijët i ndjekin budallakitë bigbrotheriane dhe ato tiktokiane, nxënësit gjithashtu, më të rriturit gjithashtu gratë dhe burrat po e po por edhe pleqët e plakat kan rënë në kurthin e budallakive bigbrotheriane dhe tiktokiane.
Për pasojë kemi nxënës të llastuar e që as s’duan të ndijnë për mësimet dhe detyrat që u detyrohen, prandaj edhe rezultatet sa vijnë e keqësohen, nga organizatat hulumtuese të të arriturave nëpër shkolla.
Kemi një rini e cila e ka humbur sensin e të punuarit dhe të krijuarit të familjes, sepse jetën e marrin si lojë e jo si detyrim nga vet Zoti, duke u edukuar me lojërat e badallakive bigbrotheriane dhe tiktokiane, e që mendojnë që vërtetë jeta ashtu duhet të jet!
Kemi gra dhe burra që janë zhytur thellë e më thellë në vorbullën e këtyre budallakive të lartpërmendura sa që shpeshherë edhe bien pre e humbjes së kohës dhe ndrrimit të karakterit të mëhershëm të tyre.
Ka gjithashtu burra apo gra të cilat “falë” budallakive bigbrotheriane apo tiktokiane fillojnë të i zgjedhin apo të shprehin mospëlqime ndaj burrave të tyre apo ndaj grave të tyre, që larg qoftë të shkojë edhe deri tek ndarja mes veti, por në rastet ekstreme edhe deri tek vrasja e njëritjetrit.
Pleq e plaka të hudhura në botën e medias apo të filmave serial, ku fatkeqsisht ka lënie të namazit, leximit si dhe adhurimeve të tjera, duke rënë pre e budallakive të kapitalistëve milioner mediatik.
Turp për polititkat mediatike shqiptare, që po e helmojnë tërë shoqërinë, nga një grusht njerëzish pronar mediash të pamëshirshëm, vetëm e vetëm për të i mbushur xhepat e tyre, nga fukaratë e shkretë, e më në fund të mbeten edhe fukara por edhe ardhmëri të humbur.
Mediat, po i ofrojnë gjërat më të këqija, devijante, më skandaloze, në shoqëri, e pastaj dalin e qajnë me lotë krokodili për ngjarjet e këqia që ndodhin në shoqëri.
Një mendje e arsyeshme dhe e shëndoshë, duhej të i bojkotonte këto budallaki, dhe të i kthehej jetës normale ashtu siç duhet dhe siç kërkohet të bëj, sepse përndryshe shoqëria moderne do të shndërrohet në rob të kapitalizmit të pamëshirshëm sa i përket vlerave morale, që për rrjedhojë ka dobësimin e indit kombëtar, gjë që është e padëshiruar për të gjithë ne!

Nga: Soc. Bajram Ramadani