Burgim i përjetshëm për sulmuesin e Brukselit

Shtetasi francez Mehdi Memmouche është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 personave në një sulm në Bruksel.

Sulmi i cili u krye në maj të vitit 2014 në një muze hebre la tre viktima në vend, ndërsa viktima e katërt ndërroi jetë në spital.

Nemmouche kreu sulmin pas kthimit në Evropë, ndërsa kishte kaluar 1 vit në Siri ku kishte qenë mercenar i organizates terroriste ISIS.

Ndërsa Nacer Bender, i cili kishte ndihmuar në planifikimin e këtij sulmi është dënuar me 15 vjet burgim.

Bendrer, i cili poashtu është francez, deklaroi para gjykatës: “Më vjen turp për cdo hap që e kam bërë me këtë njeri. Ai nuk është njeri, por përbindësh”.