Marjana Koçeku zgjedh t’i qëndrojë besnike principeve të saj
Dhe ka mbërritur i pari divorc në PS në kushtet e një rebelimi popullor ndaj qeverisjes 13-vjeçare të Edi Ramës, këtij të fundit dhe jo domosdoshmërisht Zvërnecit apo procedurave të investimit.
Ajo është e ashtuquajtura neomalësorja, Marjana Koçeku, e zgjedhur deputete e PS-së një vit më parë.
Shkurt e qartë ajo njofton:
“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, shkruar kështu në gegnishten e saj të preferuar.
Kështu, neomalësorja tregohet vërtet malësore, ose burrneshë malësie, teksa zgjedh të mos jetë më pjesë e një grupimi politik nën deligjimitet politik nga protestat. /tesheshi







