FTX shpalli falimentin në fund të 2022 duke shkatërruar miliarda dollarë investime. Pas lajmi CTFC hodhi në gjyq FTX dhe Alameda duke pretenduar se kompanitë kanë mashtruar investitorët.
Bursa e falimentuar FTX dhe firma e tregtimit Alameda Research duhet tu paguajnë 12.7 miliardë dollarë kreditorëve sipas vendimit të një gjykata të Nju Jorkut duke i dhënë fund betejës gjyqësore 20-mujore me Komisionin e Tregtimit të Komoditeteve (CFTC) në SHBA.
Gjykatësi Peter Caster dha vendimin më 7 Gusht duke mos aplikuar penalitete civile por ndalon kompaninë simotër Alameda Research të tregtojë asete dixhitale duke vepruar si palë e mesme në treg.
FTX shpalli falimentin në fund të 2022 duke shkatërruar miliarda dollarë investime. Pas lajmi CTFC hodhi në gjyq FTX dhe Alameda duke pretenduar se kompanitë kanë mashtruar investitorët.
Sam Bankman, themeluesi i dy kompanive, u dënuar me 25 vite burg dhe urdhëruar të paguante 11 miliardë dollarë në muajin Mars. Ai u shpall fajtor për 7 akuza të mashtrimit, konspiracionit dhe pastrimit të parave.








