Bursa kripto FTX rikuperon 7.3 miliardë dollarë, konsideron rifillimin e aktivitetit

Rikuperimi i përgjithshëm do të vlerësohej me 6.2 miliardë dollarë me kursin e Nëntorit 2022 kur shpalli falimentin pasi tregtarët tërhoqën 6 miliardë dollarë nga platforma.

Bursa e falimentuar e kriptomonedhave FTX ka rikuperuar mbi 7.3 miliardë dollarë në para dhe kriptoasete, një rritje me mbi 800 milionë dollarë që prej muajit Janar thanë avokatët e kompanisë ditën e Mërkure gjatë një dëgjese në gjykatën e falimentit në Delaware.

Avokati i kompanisë Andy Dietderich tha se kompania kishte filluar të mendoni për të ardhmen e saj pas muajsh përpjekje për të grumbulluar resurset dhe analize për të kuptuar se çfarë shkoi keq nën drejtimin e ish themeluesit Sam Bankman-Fried.

Ky i fundit thotë se është i pafajshëm. “Situata është stabilizuar,” tha Dietderich.

FTX ka përfituar edhe nga rritja e fundit e çmimeve të kriptoaseteve tha ai. Rikuperimi i përgjithshëm do të vlerësohej me 6.2 miliardë dollarë me kursin e Nëntorit 2022 kur shpalli falimentin pasi tregtarët tërhoqën 6 miliardë dollarë nga platforma.

CEO i ri i FTX John Ray ka detajuar keqmenaxhimin e fondeve dhe transferime të dyshimta së bashku me kontabilitet të dobët si arsyet e kolapsit të bursës.

Ndërsa shikon drejt të ardhmes, FTX po negocion me palët e interesit për mundësinë e rifillimit të bursës dhe këtë vendim mund ta marrë gjatë këtij tre mujori.

Deri më sot vetëm konsumatorët e FTX në Japoni kanë mundur të tërheqin fondet e tyre për shkak të rregullave të forta të vendit ndaj kriptoaseteve.

Por FTX do të kishte nevojë për kapital të lartë për të rifilluar aktivitetin e saj të bursës duke qenë se konsumatorët ekzistues nuk kishin asnjë rol në lëvizjen e parave që po bëhej pas skenës.

“Aplikacioni funksiononte për mrekulli, por ishte thjeshtë një fasadë,” tha Dietderich.

FTX është gjithashtu duke elaboruar mundësinë e daljes nga falimenti.