Bylbyl Sokoli i është rikthyer zejës së trajnerit.
Trajneri rahovecas ka arritur marrëveshje për të marrë drejtimin e Flamurtarit.
Sokoli që së fundi ka drejtuar FC Prishtinën për një periudhë shumë të shkurtër, sot është prezantuar si trajner i Flamurtarit.
Flamurtari pas 17 javësh në Superligë renditet në vendin e nëntë me 19 pikë, dhe sigurimi i mbijetesës, do të jetë synimi kryesor i tyre.