Byrek i hapur me presh dhe djathë kaçkavall

Ju duhen: 1 petë sfoliatë, 2 presh, 2 vezë, 1 kuti krem djathi Philadelphia, 1 grusht arra, trumzë, kripë dhe piper i zi dhe djathë kaçkavall/

Përgatitja: Kaurdisni preshin e copëtuar derisa të zbutet edhe e lini të ftohet pak. Rrihni vezët me kremin e djathit, trumzë dhe piper. Vendosni në tavën e gizës petën sfoliatë, rregulloni anët edhe e shponi me pirun. Shtroni masën me kremin e djathit, preshin, arrat dhe në fund djathin. Piqeni në 200 gradë për 30 minuta sa të marri ngjyrë.

Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings