Caktohet data e provimit të Maturës

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 26 qershor, ka njoftuar sot Ministria e Arsimit. 

Sipas një njoftimi, provimi është vendosur të mbahet brenda një dite, ndërsa paraqitja e provimit do të bëhet nga data 7-15 qershor.

“Bazuar në dispozitat e cekura më lartë si dhe përhapjes së pandemisë COVID-19, e cila ka reflektuar në shumë dimensione në ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimore në vitin shkollor 2020-2021, si në reduktimin e përmbajtjes mësimore dhe mbajtjes së orëve mësimore me orar të shkurtuar, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhet në njoftim