Çalhanoglu transferohet tek Interi

Hakan Çalhanoglu është lojtari më i ri i Interit.

Hakan Çalhanoglu është lojtari më i ri i Interit, transmeton lajmi.net.

Sipas burimeve të shumta italiane, përfshirë edhe Fabrizio Romano kanë konfirmuar transferimin e tij.

Çalhanoglu në anën tjetër ka shfrytëzuar rrjetin e tij social, Instagram për të falënderuar Mialnin.

Turku ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me një pagë prej pesë milionë euro në sezon plus bonuset.

Çalhanoglu arriti si transferim i lirë nga skuadra rivale e qyteit, AC Milan.