Çavuşoğlu dhe Blinken në Hatay për inspektime në rajonet e tërmetit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken u nisën drejt qytetit Hatay për të kryer inspektime në rajonet e prekura nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, raporton Anadolu.

Ministri Çavuşoğlu ka pritur sekretarin Blinken i cili mbërriti në Komandën e Bazës së 10-të të Tankerëve në İncirlik në qytetin Adana.

Më pas Çavuşoğlu dhe Blinken me një helikopter të Komandës së Forcave Tokësore u nisën drejt qytetit Hatay i cili është prekur nga tërmeti.

Në delegacion i pranishëm është gjithashtu edhe ambasadori i SHBA-së në Ankara, Jeffry Flake.