Çavuşoğlu: Ruajtja e statusit të Kudsit është një nga prioritet tona

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, theksoi se një ndër prioritetet e tyre është ruajtja e statusit të Kudsit, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu mori pjesë në Takimin Konsultativ të Ambasadorëve Palestinezë në Vendet Evropiane. Ai theksoi se Palestina është duke kaluar sprova të vështira. “Turqia gjithmonë qëndron në plan të parë në mbrojtjen e kauzës palestineze në arenën ndërkombëtare”, tha Çavuşoğlu. 

“Ruajtja e statusit historik dhe ligjor i Kudsit, është një ndër prioritetet e politikës sonë të jashtme. Kjo është një kauzë e shenjtë për ne. Jemi duke dhënë çdo përpjekje për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar në padrejtësinë në Kuds”, theksoi kryediplomati turk. 

Çavuşoğlu tha se me shqetësim janë duke ndjekur përpjekjet e Izraelit në lidhje me bërjen e “faktit të kryer” në Kuds. “Nuk është e mundur të ndryshohet statusi i Kudsit me akte të njëanshme, nuk do ta lejojmë kurrë këtë”, tha ai. 

Ai duke folur edhe rreth ndihmave të Turqisë për popullin palestinez, tha se do të vazhdojnë të mobilizohen me të gjitha mundësitë dhe institucionet për Palestinën. 

Kryediplomati turk tha se ndihmat e Turqisë ndaj Palestinës që nga viti 2005 kanë tejkaluar shifrën 460 milionë dollarë. 

Ai duke rikujtuar pjesëmarrjen e tij në Konferencën për Jordaninë në Londër para dy ditëve, tha se është e rëndësishme për Turqinë, ndërsa thelbësore për Palestinën që Jordania të jetë e fuqishme dhe e qëndrueshme. 

Çavuşoğlu ndër të tjerat foli edhe për sanksionet ndaj Iranit. “Kundërshtojmë vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe mendojmë se është e rrezikshme për rajonin bllokimi i Iranit në këtë mënyrë”, u shpreh Çavuşoğlu.